LOJA është vazhdimi i qëllimeve të tua personale. Është të mos lësh asnjë rast të të ikë nga fillimi në fund. Nuk ka rëndësi nëse humbet apo fiton, rëndësi ka ajo që do të mbash më shumë mend, dhe si do ta zgjidhësh lojën tjetër. Të duash të luash nga një për një çdo gjë, është njësoj si në ditët e para që ëndërroje për qëllimin tënd personal. LOJË janë të gjitha faktet e realizuara dhe jo të realizuara në jetën tonë. Si menaxhohet kjo gjë më pas, varet nga unë dhe ti. LOJA është acarimi i nervave të asaj që shohim në ekran, të asaj që na e shpif gjithmonë. Është vrasja e kundërshtarit deri në fund dhe mosafrimi me publikun e lodhur nga gjithçka që ka ndodhur më parë. Për mua gjithashtu është edhe mosvazhdimi i asaj që është nisur ashtu siç duhet. Është arsyeja e njerëzve që nuk zgjedhin të shohin më televizor. Ku prej disa ditësh kam filluar të bëj pjesë edhe unë. E gjithë jeta ime e këtyre çasteve është GAME: Activist + Tree + Poetry + Artist = Atractivist
All
Talks
Individuals
Chapters