Arbër Zaimi about COURAGE

March 16, 9:30am - 11:00am CET. Hosted at UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPËRISË

part of a series on Courage


About the speaker

Arbër Zaimi është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht është angazhuar në Prishtinë, si Këshilltar Politik i Kryesisë së këtij subjekti. Në të shkuarën ka qenë aktivist i “Organizatës Politike” në Tiranë, ku ka qenë një ndër themeluesit e blogut radikal “Saktivista”, Gazetës “Gazeta”, dhe Institutit Antonio Gramshi. Më parë ai ka punuar si Makroeditor pranë Gazetës “Shekulli”, si Drejtues Projektesh në Lëvizjen Mjaft, ndërsa ka patur bashkëpunime të rregullta si publicist me Revistën “Klan”, Revistën “Shenja”, Gazetën “Shqip”, Respublica.al”, “Zëri” etj. Ai ka studiuar shkenca politike dhe filozofi, dhe shkruan e përkthen prozë, poezi apo teori (eseistikë).

Local partners

Additional details

Guximi (kurajo) është vullneti për të vazhduar: a) kur mbaron shpresa; b) kur fillon frika.

Meqenëse jetojmë nën hegjemoninë totale individualizmit, të shfaqur herë si hedonizëm, herë si utilitarizëm banal, guximi i vërtetë sot nuk është të bësh diçka (qoftë dhe me rrezik të lartë) për sukses vetjak, por është: a) akt i veprimit për hir të një veteje të mohuar, asaj publike; b) akt vetëmohues për tjetrin, altruizëm.

T’i qëndrosh besnik një rruge ideore nënkupton ndërthurje guximi e taktike dhe të dyja nënkuptojnë kreativitet. Nga njëra anë duhet guxim që të mos e braktisësh idenë për hir të vetes, nga ana tjetër duhet taktikë për të mos e braktisur idenë për hir të idesë. Ai që braktis idenë për hir të vetes korruptohet dhe si përfundim homogjenizohet, bëhet i njëjtë me “të ndryshmit” e tjerë. Ai që e braktis idenë për hir të idesë idhujtarizon dlirësinë, bëhet si murg a murgeshë e papërlyer, që idenë e adhuron si të botës tjetër, por nuk e mishëron e nuk e jetëson në këtë botë.